Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja nga jeta e grave që u vetëflijuan në Kombinat, Zhaneta kishte punuar në shtëpinë e ish-kryeministrit

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetëflijua së bashku me të bijën e saj Anisën për ringjalljen kishte punuar disa vite më parë pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar.

Para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta që të gjithë i thërrisnin Neta vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën, raporton “BË”.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vde.kura.

Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *