Një nga qytetet indiane më problematikë të Indisë ka dalë me një zgjidhje jokonvencionale për të shmangur konfliktet mes shoferëve për shkak të trafikut..
Manekinat e veshur me uniformën e policisë rrugore është vendosur në rrugë në qytetin jugor të Bangalore.
Të veshur me kapele policie, këmisha të bardha dhe pantallona kafe, me syze dielli, manekinet tani janë në detyrë në kryqëzimet e ngjeshura.
Shpresohet se shoferët do t’i ngatërrojnë ata për policinë e vërtetë dhe do të mendojnë dy herë për thyerjen e rregullave rrugore.
Bangalore ka tetë milion automjete të regjistruara në rrugët e saj. Ky numër pritet të rritet në më shumë se 10 milion deri në vitin 2022.
Me shpejtësinë 18.7 km / orë (11.61 mph) shpejtësia e trafikut në qytet është e dyta më e ngadaltë në vend pas Mumbai (18.5 km / orë), sipas një studimi nga një platformë udhëtimi për zyra, MovinSync Technology Solutions. Kamerat në kryqëzimet e trafikut kanë regjistruar më shumë se 20,000 shkelje të trafikut çdo ditë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)