Intepol ka zgjedhur në presidentin e ri. Kim Jong –yang do të jetë drejtuesi i ri i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë. Ai zëvendësoi Meng Hongwe, i cili është ndaluar në Kinë me akuzën e ryshfetit.
Kim mori mbështetjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, duke hedhur mënjanë shqetësimet që do postin do ta mbajë një rus.
“Ne fuqimisht e përkrahim Kim Jong-yang. Ne inkurajojmë të gjitha kombet dhe organizatat që janë pjesë e Interpolit dhe që respektojnë sundimin e ligjit për të zgjedhur një udhëheqës me integritet. Ne besojmë se zoti Kim do të jetw i tillë “, u tha Pompeo gazetarëve një ditë para votimit të së mërkurës në Dubai.
Miratimi erdhi pasi kritikët i bënë thirrje Interpolit që të refuzojë kandidatin rus Alexander Prokopchuk, me frikën se Moska mund të abuzonte me rolin e saj në këtë organizatë për të synuar kundërshtarët politikë. Kritikët e Moskës kanë ngritur shqetësime lidhur me aplikimet e mëparshme të Rusisë për “njoftimet e kuqe” të Interpolit dhe për urdhër-arrest ndërkombëtar, që synonin kundërshtarët politikë. (J.D/Faxweb.al)