Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit përkatësisht KLP dhe KLGJ.
Burime bëjnë të ditur për “Faxeweb.al” se janë zgjedhur deri më tani janë zgjedhur 3 prokurorët nga shkalla e parë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, prokuror në Elbasan, Gent Osmani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari nga Prokuroria e Tiranës.
Po ashtu mësohet se kalojnë automatikisht prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit në Shkodër.
Prokurorët e zgjedhur kanë marrë përkatësisht: Gent Osmani 182 vota, Besnik Cani 148 vota, Antoneta Sevdari 163, Dritan Prençi 129, Vate Staka 86 dhe Besnik muci 75.
(B.B/ Faxweb.al)