Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ditën e sotme. Burime nga selia blu bëjnë me dije se çështjet e aktualitetit politik, por dhe miratimi në Kuvend i Reformës Zgjedhore pritet të jenë në qendër të diskutimeve.
Kujtojmë se ambasadori gjerman ka qenë shumë aktiv në bisedimet mes palëve për të arritur dakordësinë, sidomos mbi Reformën Zgjedhore e cila u firmos nga të 4 anëtarët e Këshillit Politik të ngritur për këtë çështje.
Drafti i miratuar pritet të miratohet në Kuvend, por opozita paralamentare ka ‘kërcënuar’ të mos i japë votën pasi ka shtuar dhe disa kërkesa të saj si hapja e listave, vendosja e pragut 5 për qind për çdo forcë politike të përfaqësuar në Kuvend si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.