Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tjetër marrëveshje midis Zaev dhe Ahmetit

Gjatë një takimi që kanë zhvilluar sot, Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti kanë arritur dakordësi për të përzgjedhur një kandidat të përbashkët për President të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga vet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili përmes një postim në rrjtet sociale shkruan se dy partitë do të mbështesin një kandidat, duke mos bërë të ditur asnjë emër.

Sipas Ahmetit, ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

“Sapo përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, shkruan Ali Ahmeti në Facebook.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *