Zgjedhjet mbaruan por Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish aty ku e la para zgjedhjeve, te propaganda me vaksinat.
Rama u shpreh në ceremoninë për Ditën e Infermierëve se ai dhe qeveria e tij ndihen me të drejtë krenar për vaksinat që sollën në Shqipëri, sepse vendet e tjera në rajon nuk janë si ne.
Më tej, Rama përsëriti premtimin e tij se brenda këtij mandati pagat e infermierëve do të rriten gradualisht me 40%.
“Rritja e pagave pa qenë e pamjaftueshme. Angazhimi ynë për ta rritur pagën brenda këtij mandati që fillon në shtator me 40% hap pas hapi është një premtim që ne do ta mbajmë. Ne flasim për vaksinat. Ne duhet të jemi shumë krenare se ccfarë kemi arritur. Ne kemi bërë dëtyrën por edhe të tjerë si ne do të kishin dashur të bënin detyrën. Jo të gjithë në rajon janë si ne. Është vërtetë krenari që ta shohësh Shqipërinë në vendet lartë për rritjen e vaksinimeve. Po ashtu është kënaqësi të shohësh se Shqipëria dhe Finlanda janë ne rrezik të ulët në këtë moment që flasim. Unë jam shumë i keqardhje sa herë ndodh që në mjedisin publik dalin pamjet e një ane të errët, të shëmtuar, të neveritshme të gjithë kësaj përpjekje, për shkak të individëve të caktuar që nuk janë lartësinë e këtij institucioni. Kjo keqardhje lidhet me faktin që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj”, theksoi Rama.
(E.H/Faxweb.al)