Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi në një intervistë të dhënë në lidhje me zgjedhjet e zhvilluar në Kosovë gjatë ditë së diel ku u shpreh se kjo fitore ka qenë edhe kontibuti i Vjosa Osmanit , por sipas tij nuk ka ndodhur diçka ndryshe nga zgjedhjet e zhvilluara një vit më parë.
Sipas Bumçit ndryshe nga zgjedhjet e vitit të kaluar partia e Vetëvendosjes është rritur, por Vjosa Osmani ka bërë dhe prurje të reja.
“Në lidhje me fitoren e koalicionit pra lista e përbashkët Vetëvendosja patjetër, por dhe kontributin që solli znj.Osmani mendoj që nuk ka ndodhur diçka kaq e ndryshme nga ajo që ndodhi para një viti e pak.
Ne patëm zgjedhjet në Kosovë ku u fituan nga Vetëvendosja dhe LDK që organizuan një koalicion paszgjedhor pothuajse ishin në një koalicion parazgjedhor që nuk u arrit në momentet e fundit dhe Vetëvendosja fitoi me një mandat më shumë. Listën e LDK e kryesonte znj.Vjosa Osmani. Pra para një viti zgjedhjet në Kosovë u fituan nga Vetëvendosja dhe LDK që kishte për kandidate për kryeminstre znj.Vjosa Osmani.
Zhvillimet i dijmë një rrëzim i parakohshëm që u perceptua si i padrejtë nga qytetarët e Kosovës e një qeverie që sapo kishte nisur punë, thyerja brenda LDK dhe tani kemi një aleancë Vetëvendosje përsëri me znj.Vjosa Osmani. Pra nuk është kaq e ndryshme nga ajo që ndodhi para një viti, vetëm se është rritur Vetëvendosja, por është edhe prurja që znj.Vjosa Osmani ka bërë tek kjo listë“- u shpreh Bumçi.
(S.D/Faxweb.al)