Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Zgjedhjet në Itali. Berluskoni synon rikthimin, populistët në avantazh

Italianët shkojnë në votime të dielën, në një proces që duket më i ngatërruar se asnjëherë më parë.

Rezultati i votimit, që pritet të bëhet publik mëngjesin e së hënës, mund ta riktheje Silvio Berluskonin dhe partinë e tij në pozitat e forcës dominuese të politikës vendase.

Por rezultatet mund të tregojnë gjithashtu dhe një rritje të mbështetjes për dy partitë populiste të Italisë, lëvizjen 5 yjet dhe Lega Nord-in e ekstremit të djathtë; që të dyja euroskeptike, pro-Kremlinit dhe kundërshtarë të tregtisë së lirë e vaksinimit të detyrueshëm, edhe pse vendi aktualisht po përballet me një epidemi fruthi.

La Lega e përqafon hapur ideologjinë “italian’s first”, ndërsa Pesë Yjet fokusohet tek korrupsioni, edhe pse ngjitja e saj vitet e fundit nga parti periferike në lojtarë të rëndësishme të politikës vendase ka nxjerrë në pah thellësinë e zemërimit brenda radhëve të elektoratit. Qendra e majtë, e drejtuar nga ish kryeministri Matteo Renzi, tentoi të premten të lëshonte një apel të fundit për gjakftohtësi në zgjedhje, duke i bërë thirrje votuesve të pavendosur, që janë aktualisht në nivelin 30%, të mendojnë mire se çfare do të bëjnë të dielën.

Fushata elektorale u mbizotërua edhe prej një çështjeje tjetër të kthyer në shqetësim për italianët: ngërçi i emigracionit.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *