Ka përfunduar numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë të diel, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.
Kryeqytetin e ka fituar Përparim Rama i LDK-së i cili fitoi me rezultat në ngushtë përballë Arben Vitisë të LVV-së, me këtë të fundit që ka rezultuar një dështim në këto zgjedhje. (Lexo edhe)
Lista e kryetarëve të rinj:
-Perparim Rama eshte kryetari i ri i Prishtines.
-Shaqir Totaj ka fituar zgjedhjet ne Prizren.
– Ardian Gjini mposht Kusari-Lilën në Gjakovë.
-Alban Hyseni fiton zgjedhjet ne Gjilan.
– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka shpallur fitoren në Podujevë.
-Besim Ilaz i Partisë Demokratike të Kosovës ka marr 53.20% të votave ne Kacanik.
-Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka dal fitues i zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.
-Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dal fitues i zgjedhjeve në Fushë Kosovë
-Ferid Idriz fiton zgjedhjet ne Vushtri.
-Sokol Haliti fiton zgjedhjet në Viti.
-Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje fiton zgjedhjet ne Kamenice me 53.11% të votave.
– Ilir Ferati i LDK-së fiton zgjedhjet ne Istog.
– Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fiton zgjedhjet në Klinë.
-Xhafer Tahiri, Iniciativa Qytetare, fiton zgjedhjet në Obiliq.
-Ruzhdi Shehu i LDK-se, ka fituar me vetëm 29 vota diference komunën e Janikut.
–Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes
-Lista Serbe me kandidatin VLADAN BOGDANOVIĆ i ka fituar zgjedhjet në Komunën e Kllokotit.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post