Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka takuar këtë të hënë kryetaren e OSBE-së në vendin tonë, Urszula Gacek, me të cilën ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Konkretisht, Ambasadorja Kim thotë se kanë diskutuar për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shtuar se ajo vetë së bashku me skuadrën nga Ambasada Amerikane do të zbresin në terren për monitorim.
“Diskutova me ambasadoren Urszula Gacek, kryetarja e OSBE-së në Shqipëri, për monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, që përfshin dhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të shpërndajë skuadrën tonë përreth vendit, përfshirë dhe mua,” shkruan Kim.
(E.H/Faxweb.al)