Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Patozi zbulon kushtin e panegociueshëm me partitë që do të bashkëpunojë: Ne futemi në koalicion vetëm me…

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi  në një intervistë për Fax News u shpreh i gatshëm për koalicion me çdo forcë politike të cilat pranojnë kushtin e panegociueshëm për lista të hapura.

‘Ne sigurisht jemi të hapur për Lëvizjen për Ndryshim me znj.Topalli dhe me çdo forcë tjetër të si ngjashme që pranon pa asnjë hezitim kushtin e panegociueshëm për listën e hapur. Ne futemi në koalicionin vetëm me forca që pranojnë listën e hapur që është edhe diferenca që ne kemi me kundërshtarët tanë politikë që janë qeveria e Edi Ramës dhe opozita PD-LSI”- u shpreh Patozi.

Në lidhje me emrat që partia e tij pritet t’i ofrojë shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme si alternativë, kreu i Bindjes Demokratike u shpreh se nuk i kanë ende gati dhe janë në procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të cilët do të jenë prezent në çdo cep të Shqipërisë.

“Për sa kohë dy partitë më të mëdha në Shqipëri, por po themi dy partitë më të vjetra njëkohësisht më veteranët të cilët kanë alternuar pushtetin në këto 30 vjet ende nuk i kanë  listat e tyre gati nuk mund të prisni që një parti e re siç është rasti i Bindjes Demokratike t’i ketë gati, por edhe po t’i kishim sigurisht nuk do t’i bënim publike sepse ne do të prisnim afatet ligjore ashtu siç do të bëjnë të gjithë tjerët.

Jemi në kohë dhe jemi duke gjetur përfaqësues dinjitoz të cilët do t’i bëjmë publike në kohën e duhur. Ne do të jemi prezent në çdo cep të Shqipërisë si parti kombëtare me pretendime kombëtare”- tha Patozi.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.