17:11 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: Ku ka kandidatë të dalë nga Primaret, nuk duhet të ketë kandidatë rivalë

23:00 | 18/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: Ku ka kandidatë të dalë nga Primaret, nuk duhet të ketë kandidatë rivalë

Në studion e FaxNews ka qenë i ftuar në lidhje të drejtëpërdejtë Fatmir Mediu, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit nga politika. I pyetur nga gazetarja në lidhje me mospjesëmarrjen në koalicionin e opozitës Mediu tha, se pavarësisht kësaj PR e ka deklaruar që ka për të mbështetur kandidatët e dalë nga Primaret.

Një pikë e rëndësishme në të cilën Mediu ndalet është përfaqësimi në bashkitë ku mendohet se kandidatët e Primareve do të jenë favorizues, ai shprehet se nuk do duhet me asnjë kusht që të krijohet rivalitet nga të dyjat palët e PD-së.

Kjo do ia bënte më të lehtë mazhorancës dhe nëse do të ndodhtë kështu, Mediu thotë që mbrapa do të kishte qëllime meskine dhe është parë interesi personal. Sa për faktin që Bardhi dhe Alibeaj u kanë bërë ftesë kandidatëve të Primareve t’u bashkohen, Mediu është i sigurt që nuk ka për të ndodhur, po edhe një herë thekson “detyrimin” për të lënë kandidatët e Primareve si të vetmit për të përfaqësuar.

Gazetarja: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pse Partia Republikane mungon në këtë koalicion?

Mediu: Mendoj që ka një konfuzion, koalicioni nuk është vetëm “Bashkë Fitojmë”, po i gjithë opozitës, pasi të gjithë synojmë të kemi një kandidat për ta mbështetur, pastaj partitë kanë listat proporcionale të këshiltarëve të koalicionit që mbështesin kandidatët e koalicionit dhe padyshim janë ata të dalë nga Primaret. Ajo që ndodhi me “Bashkë Fitojmë” ishte për shkak të pamundësisë së PD-së për t’u regjistruar në KQZ, si subjekt politik. Sa më shumë parti të jenë në këtë koalicion, është më efikase për opozitën, ose do bien në atë që Edi Rama ka përgatitur, ndryshimin e Kushtetutës.

Gazetarja: Pra ka patur një ftesë nga ana e tyre, për Partinë Republikane që të bëheni bashkë?

Mediu: Kemi diskutuar herë pas herë me Berishën dhe kolgët e tjerë, që PR ka nevojë të jetë kontributor në këtë koalicion me listat e veta proporcionale dhe njëkohësisht me mbështetjen e kandidatëve kryesorë. Që ta bëj më të thejshtë, nëse PR në zgjedhjet e fundit lokale ka patur 60 mijë vota, nëse do të futej në koalicion me PD, do të ksihte një raport shumë fiktiv elektoral që nuk do ti shërbente fitores mazhoritare apo dhe zgjerimit të kuotova proporcionale të opozitës, ndonjëherë është më mirë gjysmat e këtyre votave do të jenë faktor i drejtëpërdrejtë në zgjedhjet e kandidatëve se sa do të kemi një raport fiktiv i cili është informuar nga 2017 në 2021. Një herë për shkak të qëndrimit absurd të marrëveshjes që bëri PD me PS dhe pastaj për ndryshimet e qëllimshme kushtetuese për prishjen e koalicionit nga Edi Rama. Përveç kkëtyre diskutimeve ne kemi patur dhe të tjera biseda se si duhet të dalë opozita dhe marrëdhëniet ndërmjet dy pjesëve të PD, unë jam përpjekur që të shikojmë mundësinë që të dalim të gjithë bashkë, se ka kohë edhe pse pjesa tjetër do të dalë më vete, logjika na çon që të mbështesim një kandidat për krytar partie , ose minimalisht ku ka pretendime për të fituar nuk duhet të ketë debate.

Gazetarja: Pra, z.Mediu në zgjedhjete  14 majit PR nuk do të nxjerrrë kandidatë për këto zgjedhje po vetëm këshiltarë bashkiakë?

Mediu: Po, ky është një vendim që e kemi marrë prej kohësh, kishim kohë që punonim. Kandiatët tanë do të jenë kandidatët që do t’i bashkohen opozitës me logon e koalicionit.

Gazetarja: Sa i përket kësaj të fundit shohim që ka një përçarje, pra shohim që në zgjedhjet e 14 majit opozita do të shkojë me dy kandidatë. Si mendoni favorizohet pala tjetër, kandidati nga radhët e mazhorancës?

Mediu: Nëse do të dalë me dy kandidatë, më e pakta që do ta quaja do të ishte naivitet elektoral, pastaj do ta shikoja si një shenjë jopozitive me qëllime meskine, që nuk kanë të bëjnë me fitoren e zgjedhjeve, po që kanë të bëjnë me fitoren personale apo raporte të tjear të pavleshme për qytetarët. Unë mendoj që edhe sot, pavarësisht që PD është e ndarë, është e rëndësishme të kenë një kandidat për kryetar bashkie, po të duan pastaj le të provojnë veten se cila palë ka më shumë mundësi nëpërmjet proporcionalit. Edhe pse PD e drejtuar nga Berisha e ka komplikuar goxha skemën e vetë elektorale duke mos patur një listë të qartë këshilltarësh apo koalicion të paqartë.

Gazetarja: Po ju vetë z.Mediu shihni një mundësi bashkëpunimi me grupimin tjetër të Alibeajt, apo jeni pozicionuar për të mbështetur kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”?

Mediu: Vetë grupimi i Alibeajt po të dëgjoni zotin Bardhi kanë bërë thirrje për të mbështetur kandidatët e primareve, kështu që nuk kam për t’u bërë pjesë e lojërave apo ndarjeve politike të PD-së. Procesi i ka provuar kandidatët e Primareve, brenda kësaj qëndrimi politik i PR-së është ky dhe besoj se anëtarët e dinë shumë mirë se ku është pesha elektorale për të dhënë mbështetjen e nevojshme për të fituar bashki, nuk ngelet thjeshtë të presin se ça do i thotë lidershipi i PR-së. Mendoj që shumë njerëz të dalë nga primaret janë njerëz të strukturave të Partisë Demokratike. Është mirë që deputetët në rrethe të ulen bashkë dhe ta diskutojnë se çfarë ëshët më e mira për t’u bërë pa pritur vendimet e lidershipit.

Gazetarja: Z.Mediu ju si e shihni këtë thirrje nga ana e z.Bardhit po dhe z.Alibeaj, që kandidatët e Primareve të garojnë nën siglën e PD-së zyrtare?

Mediu: Unë besoj që edhe z.Bardhi apo të tjerët e dinë që kjo nuk ka për të ndodhur. Ajo që unë do t’i kërkoja është që duhet patjetër si hap minimal të shihet se ku ka kandidatë favorit të dalë nga Primaret nuk duhet të ketë kandidatë rivalë.

Pas

Armaldo largohet nga shtëpia e BBVIP

Para

“Financat do ndikohen pozitivisht nga planetët”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Para
Horoskopi për ditën e mërkurë, 6 korrik 2022

"Financat do ndikohen pozitivisht nga planetët", parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Aksidenti në Tiranë/ Shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, dyshimet e para mbi ngjarjen

Si e shpreh dashurinë në një marrëdhënie çdo shenjë horoskopi

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

Aksident në Rrugën e Elbasanit, përmbyset autobusi në afërsi të Fakultetit Ekonomik, 3 të lënduar

Mbledhja e 2 qeverive në qershor, Rama pret Kurtin në Tiranë: Simpati për kurajon dhe realizmin me Serbinë

“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon të përdorë armë bërthamore

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.