Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e re si Presidente e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se tashmë është përfunduar krijimi i institucioneve.
“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur Presidentin e ri. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një fazë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen si Presidente e Kosovës,” shkruan Kurti.