Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vasili: Kryeministër struc, vetëm kokën fsheh, të tjerat i ka përjashtë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar  ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Vasili e krahason Ramën me ‘strucin’ dhe thotë se fsheh kokën pas ambasadorëve për të rrëmbyer institucione. 

“Kryeministër struc. Kryeministri vë BE-në dhe SHBA-në përpara për të fshehur kokën kur rrëmben institucione. Po vetëm koken fsheh, të tjerat i ka perjashtë, sheshit…”, shkruan Vasili.

Ambasadorët e SHBA dhe BE kanë deklaruar se janë pro opinionit të OPDAT dhe EURALIUS për zgjedhjen e një Kryeprokurori të ri të Përkohshëm deri në krijimin e KLP-së, çka kërkon dhe kryeministri Edi Rama.

Vetëm pak më parë kreu i LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka deklaruar se Shoqëria Civile nuk po paraqet kandidatin e saj  dhe kjo po vonon krijimin e KLP-së.  Sipas Kryemadhit, Rama drejton Shoqërinë Civile dhe kërkon të vendosë një prokuror të përkohshëm pasi kërkon që të fshijë dosjet e Tahirit dhe ministrave të tjerë. 

“Komisioni i Ligjeve është totalisht i paligjshëm. Komisioni i Ligjeve nuk është KLP-ja që të zgjedhë prokurorin. Zgjedhjen e prokurorit janë të shkruara në Kushtetutë edhe janë të votuara me 140 vota. Pse nuk është ngritur KLP-ja , kjo është pyetje tjetër.  KLP-ja duhet të ishte ngritur që në shkurt dhe kjo nuk është bërë për faj të Shoqërisë Civile. Janë ata nuk japin kandidatin e fundit që përsa i përket KLP-së. Mos ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  është si qëllim. Është si qëllim që të mos zhviolljë punën SPAK dhe Bordi i Hetimve. Nëse do të zgjedhim një prokuror të përkohshëm nuk është një asnjë nen. Por nëse zgjedhim një  prokuror të përkohshëm sa do të qëndrojë ky? Pra ne do të zgjedhim  një prokuror të përkohshëm për të kapur  prokurorinë, ky është qëllimi. 

Do të thotë  që  duan të fshijnë dosjet e Tahirit dhe të shumë ministrave të tjerë që flenë në zyrat e Prokurorisë. Pra mund të shkatërrohen provat.  Për mua është shumë e qartë që mos ngritja e KLP-së është një qëllim për të kapur drejtësinë.  19 votat tona janë të gatshme që të largohet Shoqëria Civile e rifusim përsëri në Kushtetutë. Nuk mund të presim Shoqërinë Civile që drejtohet nga Rama derisa sa ajo të jetë e gatshme  të zgjedhe një kandidat.”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.  (J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.