Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zgjedhja e Kryeprokurorit, juristi i njohur: Po shkelet Kushtetuta, e bëjnë se i duhet politikës

Juristi i njihur Çlirim Gjata e konsideron të jashtëligjshëm zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ndërsa nënvizon se ai i duhet politikës. Sipas Gjatës thelbi i reformës ishte që politika t’i ketë duart sa më larg nga drejtësia. 

Ai thekson më tej se sa i takon zgjedhjes së Prokurorit ka një shkelje të madhe të Kushtetutës.

 “Nuk mund ta ndreqësh një paligjshmëri, duke shkelur përsëri ligjin. Thelbi i reformës ishte që politika t’i ketë duart sa më larg nga drejtësia. Sa i takon zgjedhjes së Prokurorit ka një shkelje të madhe të Kushtetutës.

Sa u bë Kushtetuta, që politika të mos ketë mundësi, ajo përsëri do të hyjë e ta prishë. Përse nuk presin sa të bëhet KLP-ja që ta zgjedhin Kryeprokurorin?!

E bëjnë sepse i duhej politikës.  Në këto kushte ku jemi, caktimi i Kryeprokurorit me 71 vota, sigurisht që të lë vend për paragjykime”, tha Gjata në Arena në “Ora News”. (J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.