14:28 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zero tolerancë ndaj dhunës”, ndërkombëtarët të shqetësuar pas shpërthimeve në veri të Kosovës

22:06 | 07/12/2022
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zero tolerancë ndaj dhunës”, ndërkombëtarët të shqetësuar pas shpërthimeve në veri të Kosovës

Në komunat veriore të Kosovës të martën pati shpërthime të njëpasnjëshme me granata dore dhe shok-bomba, gjithashtu u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri. Disa grupe të qytetarëve serbë në atë pjesë nisën sulmet me të arritur zyrtarët zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen për kryetar të komunave veriore.

Pas këtyre incidenteve opozita kërkoi reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Ky i fundit nuk vonoi shumë dhe në rrjetin social Facebook shkroi se sulmet po bëhen nga bandat kriminale që sipas tij, dirigjohen nga presidenti i Serbisë.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore”, shkroi Kurti.

Për situatën e krijuar reaguan edhe ndërkombëtarët, duke u shprehur të shqetësuar me dhunën e përdorur.Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, duke komentuar incidentet tha se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. “Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”.

“EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in”, ka shkruar Wigemark në rrjetin social Twitter.I shqetësuar për situatën u shpreh edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e përshtatshme proteste në asnjë rrethanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Ai tutje theksoi se SHBA-ja është e shqetësuar që nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të jenë të përmbajtur”, përfundoi Hovenier.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se sulmi i djeshëm ndaj zyrave zgjedhore komunale është i papranueshëm.

Në reagimin e tij në Twitter, Rohde theksoi se mbështetë protestat paqësore, ndërsa shtoi se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës. “Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, shkroi ambasadori gjerman.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ngjarjet e fundit në veri janë shqetësuese edhe për ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

I njëjti në reagimin e tij tha se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese, teksa theksoi se dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme para.

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, shkroi Guerot në Twitter.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Pas gjithë këtyre reagimeve, Qeveria e Kosovës doli me një sqarim ku bëri të ditur se janë në pritje të vlerësimit të situatës nga organet e sigurisë për hapat e mëtejmë.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, në Facebook shkroi se pengimi apo pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve është sulm ndaj demokracisë.

Ai tutje tha se pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike”. “Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, shkroi mes tjerash Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Pas

“U godit partia, jo individi”, Flamur Noka tregon si e përjetoi sulmin fizik ndaj Sali Berishës

Para

“Dorëzojeni të gjallë”, Erzen Breçani zbulon çfarë i tha Sali Berisha në momentin kur u dhunua

Para
“Dorëzojeni të gjallë”, Erzen Breçani zbulon çfarë i tha Sali Berisha në momentin kur u dhunua

“Dorëzojeni të gjallë”, Erzen Breçani zbulon çfarë i tha Sali Berisha në momentin kur u dhunua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

A është takuar me McGonigal? Meta tregon të vërtetën

Përjashtimi për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha paralajmëron: Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë…

Ilir Meta: SPAK duhet të kishte nisur hetimet për skandalin Rama-McGonigal, protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i vërtetë

Vdekja e 30-vjeçares te materninteti “Koço Gliozheni”, familjarët akuza mjekëve: Nuk ka pasur asnjë shqetësim përpara, nuk i kanë dhënë shërbimin e duhur

Pse po çmontohen tani kamerat nga grupet kriminale? Çuçi: Po i japim një mesazh krimit të organizuar, është një lëvizje…

Britania përfshihet nga një sërë protestash në lidhje me koston e jetesës

Skandali me ish agjentin e FBI, Berisha “shpërthen” ndaj Yuri Kim: Është një McGonigal me fustan, shkelmoi kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë

“McGonigal”, Berisha: Thikë pas shpine, Rama nuk ka as nder as komb, një kriminel si ky është e vështirë ta imagjinosh në politikë

Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm

Vdekja e nënës së re te “Koço Gliozheni”, reagon materniteti: Disa ditë pas lindjes 30-vjeçarja erdhi me dobësi trupore, gjendja e saj u rëndua shumë shpejt…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.