Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Zëri i Popullit” ndez debatin/ Rama: Fjala e zjarrtë e një populli. Havari: Vetë zyrtarët e regjimit fshinin me të…

Luan Rama ka postuar një status në rrjetet sociale përmes të cilit ka kujtuar themelimin dhe veprimtarinë e gazetës “Zëri i Popullit”, të cilën e konsideron si “dëshmitar dhe kronikan i historisë së Shqipërisë në tri epoka”.

Në kuadër të 77-vjetorit të themelimit të saj, Rama nuk i ka kursyer as kritikat për mungesën e vëmendjes nga ana e historianëve, publicistëve, gazetarëve e reporterëve, veteranëve të luftës e të shtypit, të të gjithë atyre që kanë punuar në të dhe që e kanë dashur.

“Nderim dhe mirënjohje sot në ditëlindjen e “Zërit të Popullit” edhe për të gjithë ata që e lexuan, pavarësisht në e zgjodhën, në e pëlqyen apo nëse e refuzuan.
“Zëri i Popullit” ishte dhe mbetet tribuna më jetëgjatë dhe me tirazhin më të madh e shtypit shqiptar, por edhe gazeta me më shumë gazetarë, kryeredaktorë e bashkëpunëtorë të vrarë, pushkatuar dhe persekutuar nga regjimi totalitar”, shkruan ndër të tjera Rama.

Lidhur me këtë qëndrim ka pasur edhe reagime përmes komenteve në statusin e tij, dhe një i tillë ka ardhur edhe nga Mit’hat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i cili shprehet se kjo gazetë ka mashtruar për 46-vjet opinionin vendas dhe të huaj, teksa shtron edhe pyetjen se “Përse duhet kujtuar”.

Ndërkohë, Luan Rama, duke kujtuar edhe kohën kur ka punuar në këtë gazetë si drejtues i saj, është përgjigjur duke thënë se duhej nderuar ky përvjetor edhe për gazetarët dhe punonjësit që janë vrarë nga sistemi komunist.

Në komentin vijues, Havari shprehet ndër të tjera se ajo gazetë, nuk ishte zëri i popullit, por zëri i diktaturës.

Pjesë nga debati:

Mit’hat Havari: Qe mashtroi per 46 vjet opinionin vendas dhe te huaj.
Perse duhet kujtuar?.

Luan Rama: Ju nuk jeni i detyruar ta kujtoni i dashur Mit’hat, unë e kam fjalën për tjerë që dinë të vlerësojnë mbi bazën e parimit të historizmit…
E natyrisht, prej jetës tuaj unë e kuptoj edhe qëndrimin tuaj.
Unë kam punuar dhe drejtuar në atë gazetë dhe as kam mashtruar e as kam lejuar që në faqet e saj të zinte vend mashtrimi e fallsiteti.
Por jo vetëm për këtë arsye, por edhe për martirët e të persekutuarit e saj, për gazetarët, kryeredaktorët e bashkëpunëtorët e vrarë, pushkatuar dhe burgosur duhej nderuar!
Ju thoni se përse duhet kujtuar, që mashtroi për 46-vjet?
E para duhet të dini të ndani shkaktarin e të keqes me mjetin që perdoret për propagandimin e saj.
“Zëri i Popullit” ishte gazeta e PPSH-së dhe natyrisht që i ka shërbyer asaj partie dhe rregjimit të saj, por nuk ka qene e vetmja. Të njejtën punë kanë bërë edhe të gjitha gazetat dhe revistat që botoheshin në atë kohë, ashtu siç ka bërë të njejtën gjë edhe rtsh, radio Tirana, ATSH e të gjitha institucionet e kulturës e të propagandës. Por ato kanë qenë e keqja e këtij vendi?
Kush do të guxonte të mos e kryente atë detyrë?
Por natyrisht nuk eshte kjo menyra e gjykimit.
Sot, 30 vjet pas permbysjes se komunizmit, nuk na falet të gjykojmë, edhe pse ne kahje të kundert, me te njejtin mentalitet dhe psikologji.

Mit’hat Havari: Po vendet fqinje qe nuk kishin burgje politike , kampe internimi , lufte klasash , difrenca intelekti per tu arsimuar , izolim total per levizje te lire , deri tek valet e tv e huaja , nuk kishin zhvillim kulturor , e me gjere ? .

Ne fund te 90 u be bilanci gjysem shekulli , erdhen ata drejt nesh me qindra mijra bythe grisur , apo shkuam ne tek ata .Nuk flas ketu per Europen Itali e gjetke , por per Grqin fqinje .

Miku im , me vjen shume keq qe Luani se juve nuk ju njof , kerkon te glorifikoje gazeten me histori mjaft te erret .Pastaj vet rregjimi e perdhosi ate gazete , qe ne munges te letrave higjenike , qe nga zyrtaret e zerit te popullit , kryeredaktore etj , fshinin mbetjet fizilogjike kur shkonin ne tualet , vetem Enver Hoxha me byron politike nuk fshinin bythen me gazeten zeri i popullit , por me letra te buta Franceze .

Çte them tjeter une . Ajo gazete qe nuk eshte e lire , sikunder zeri i popullit , nuk ka shance te mbijetoje dhe nuk mbijetoi , se nuk ishte zeri i popullit , por zeri i diktatures !.

Postimi i Luan Ramës:

“Zëri i Popullit”, – dëshmitar dhe kronikan i historisë së Shqipërisë në tri epoka.

Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej e të nderohej sot edhe 25 gushti i vitit 1942, dita kur 77 vjet më parë, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Popullit”.
Më së pari, meritonte nderimin e Partisë Socialiste, sepse ajo nuk do të mund të kishte shpëtuar në transformin e vet si pasardhëse prej Partisë së Punës në kohën e shembjes së të shkuarës, pa gazetën “Zëri i Popullit”.
E mandej, meritonte vëmendjen dhe kujtesën e historianëve, të publicistëve, gazetarëve e reporterëve, veteranëve të luftës e të shtypit, të të gjithë atyre që kanë punuar në të dhe që e kanë dashur.
Sepse më 25 gusht 1942, Luftës së madhe çlirimtare Antifashiste të popullit shqiptar, ju bashkua edhe “Zëri i Popullit”, gazeta partizane dhe luftëtare e lirisë, shkolla e shtypit revolucionar e përparimtar, fjala e zjarrtë e një populli që e bashkoi Shqipërinë me koalicionin e madh antifashist botëror!
Përgjatë gjithë ekzistencës së vet, “Zëri i Popullit” ishte dhe mbeti gazeta e vetme ku publicistika shqiptare me të gjithë llojet dhe nënllojet e veta, njohu larminë më të pasur dhe cilësisht në planin profesional, arritjet më të spikatura.
“Zëri i Popullit” ka historinë e tij, padyshim të lidhur me Shqipërinë e kohës së vet; me lavdinë dhe dramat, me profesionalizmin dhe dogmatizmin, me të vërtetat dhe gënjeshtrat si reflektim i propagandës instrument i të cilës qe, me heronjtë dhe martirët, me kolosët e publicistikës shqiptare dhe të persekutuarit e rregjimit ndaj të cilit shërbeu më gjatë, por që fatalisht u mbyll për t’u vrarë e fshirë, si një shenjë historie e papërsëritshme në shtypin shqiptar. Si një histori që nis me Enver Hoxhën si kryeredaktorin e saj të parë në zjarrin e luftës partizane, e mbyllet me Edi Ramën në “zjarrin” e PPP-ve, të krimit, korrupsionit e kanabizimit e degradimit të shtetit, që urdhëroi mbylljen e saj!
Sot, në ditën e “Zërit të Popullit”, si njëri prej kryeredaktorëve të gazetës, dua të shpreh nderim e mirënjohje për të gjithë ata që qoftë edhe një ditë të vetme punuan e dhanë kohë, mund e kontribut në të, pavarësisht pozicionit që kanë patur prej nëpunësit më të thjeshtë e deri në kryeredaktor, i bindur se të gjithë ata që jetojnë, ndjejnë nderim dhe respekt, por edhe krenari që qenë në “Zërin e Popullit”.
E, për të gjithë ata që nuk jetojnë, një homazh nderimi, si mirënjohje për emrin që lanë në “Zërin e Popullit”.
Nderim dhe mirënjohje sot në ditëlindjen e “Zërit të Popullit” edhe për të gjithë ata që e lexuan, pavarësisht në e zgjodhën, në e pëlqyen apo nëse e refuzuan.
“Zëri i Popullit” ishte dhe mbetet tribuna më jetëgjatë dhe me tirazhin më të madh e shtypit shqiptar, por edhe gazeta me më shumë gazetarë, kryeredaktorë e bashkëpunëtorë të vrarë, pushkatuar dhe persekutuar nga regjimi totalitar.
Qoftë edhe për këtë fakt, duhej përkujtuar me nderim!
Sepse sot është ditëlindja e “Zërit të Popullit”, dëshmitar dhe kronikan i historisë së Shqipërisë në tri epoka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *