Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zërat kritikë nuk u dëgjuan nga Lulzim Basha, Kadilli: Do t’i shkoj deri në fund

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Menjëherë pas daljes së figurave kryesore, anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli pati një prononcim për mediat, ku u shpreh në lidhje me çështjet e diskutuara gjatë mbledhjes.

Ai u shpreh i kënaqur pasi zërat kritikë kishin arritur të aritkulonin mendimin e tyre kundrejt Bashës duke kërkuar edhe dorëheqjen e parevokueshme të tij.

Kadilli tha se është marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së dhe se duke qenë se nuk ndryshonin dot kundërshtarin, do të ndryshonin veten duke u kthyer shpresën qytetarëve se partia Demokratike do të ishte sërish e madhe.

“Lajmi i mirë që qoftë Kryesia qoftë Këshilli diskutuam gjatë dhe me përgjegjësi, pavarësisht vendimit, zërat kritikë, arritën të artikulojnë qartë për tërheqhjen e parevokueshme nga Lulzim Basha. Këto zëra nuk u dëgjuan nga kryetari por gjithsesi u mor vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të ri.

Duhet t’u japim shpresë qytetarëve se PD do të jetë sërish e madhe, më e madhe se kryetari.

Nuk ndryshojmë dot kundërshtarin, do ndryshojmë veten, aleanca jonë e vetem është qytetari përballë krimit. Jam për qytetarin politik, jo për t’a trajtuar me oferta materiale. Do t’ja dalim jam i sigurt. Jam i vendosur për t’i shkuar deri në fund përtëritjes jo vetëm të PD por të gjithë shoqërisë shqiptare”- u shpreh Kadilli.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.