Reagon edhe Armela Krasniqi, drejtoresha e Shtypit në Kryeministri, pas propozimit të Agron Tufës dhe Erald Kaprit për transmetimin e filmave të prodhuar gjatë kohës së komunizmit në orare të caktuara.
”Ky propozimi “të ndalohen filmat e realizmit” është fiks mentalitet diktatorial. Jetojmë në epokën e zgjedhjes së lirë.”, shkruan Krasniqi.
Në debat ky propozim ka futur shumë personazhe të njohur të artit dhe gazetarisë.
Sipas gazetarit Sokol Shameti ndalimi i filmave të prodhuar “në komunizëm” është sa absurd aq edhe qesharak.
“Ky propozimi për “ndalimin” e filmave të prodhuar “në komunizëm”, sa absurd aq edhe qesharak. Ja ta zemë se ramë dakord të ndalojmë këtë formë të veprimtarisë njerëzore të realizuar në një sistem të kaluar shoqëror ku jetonin shqiptarët. Po ç’do bëjmë me format e tjera? Do e ndalojmë edhe letërsinë e shkruar në komunizëm? Po muzikën e komunizmit, pikturën e komunizmit, arkitekturën e komunizmit, inxhinierinë apo pemëtarinë e komunizmit? Po zejtarinë, meteorologjinë dhe qëndistarinë e komunizmit? Po bujqësinë, kiminë apo rrobaqepësinë? ”, argumentonte sot Shameti. (V.G/SHUPLAKA)