Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbutet skandali i refuzimit të Albin Kurtit për t’iu përgjigjur telefonatës nga Shtëpia e Bardhë. Më në fund flet me Grenell dhe O’Brien

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien pasi ka refuzuar të flas me ta sot paradite.

Refuzimi për të folur me ta në telefon ka qenë duke u kthyer në një skandal të rëndë diplomatik.

Burime nga zyra e kryeministrit Kurti kanë thënë se shefi i Qeverisë nuk ka mundur t’u përgjigjet thirrjeve telefonike që kanë ardhur mbrëmë rreth mesnatës nga Ambasada amerikane.

Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga Ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë.

Refuzimin për të folur me ta pasi është njoftuar nga Amabsada amerikane Kurti e ka justifikuar se ka qenë i zënë me punë.

Por me sa duket më në fund e ka ngritur telefonin dhe ju është pergjigjur telefonatave nga Shtëpia e Bardhë.

Natyrisht vonesa ka të bëje me faktin se e ka ditur perse do flase dhe nuk ka qenë gati.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *