Ka një foto nga dita e djeshme që po bën xhiron e rrjetit. Ajo e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj teksa shfaqej duke e lëpirë një qen në fytyrë.
Nuk kemi asgjë me qentë, thjesht na bën përshtypje sesi në një çast të vetëm fotografi mund të arrijë të kapë buzëqeshjen e Veliajt, lëpirjen e qenit dhe shiun që binte. Pastaj na kujtohet fakti që Veliaj në Bashkinë e Tiranës ka të punësuar dhjetëra fotografë të zotë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
Po ku është shkrepur fotoja? As më pak dhe as më shumë se në lagjen e Kombinatit, ku shumë familje ndodhen në kushte të vështira ekonomike, përkeqësuar edhe nga reshjet e këtyre ditëve.
Le të shpresojmë që përmbytjet të mos zgjasin më dhe shtetarët tanë t’i rikthehen punëve të tyre të përditshme në të kundërt foto edhe më pikante na presin.
(E.K/FAXWEB)