Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbulohet shifra që dhuroi SHBA për ndërtimin pas tërmetit, Palmer: Paratë do të shkojnë për ato që kanë më shumë nevojë

Në Bruksel, shtetet anëtare pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve po shpallin publikisht angazhimin e tyre me fonde për procesin e rindërtimit pas termetit te 26 nentorit.

Ndërkaq është mësuar edhe shuma që ka ofruar SHBA për vendin që është 5 milionë dollarë grant ku do të ndahen në 3.9 milionë për familjet që kanë më shumë nevojë, 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës të dëmtuara si dhe 600 mijë dollarë nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.

 ”Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia.

Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i rrisqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milion dollar Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për të shkuar për ata që kanë  shkuar më  shumë  nevojë  dhe në mënyrë  të  drejtë .

800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat.”- tha Mattheë Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia-  65 milionë euro

Franca-  100 milion euro

Suedia-  5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu-  250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia-  2.7 milion euro

Danimarka-  2.7 milione euro

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep- 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep- 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke- jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë- 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Bullgaria-350 milionë euro

Rumania- 420 mijë euro

Malta dhe Qipro,-Ofrojmë mbështetje morale

Mal i Zi- 500 mijë euro

Spanja 20-25 mijë euro

Hungaria 250 mijë (vetëm për rindërtimin e kishave katolike)

Mali i Zi -500 mijë euro (i përgjithshëm 750 mijë euro)

Maqedonia e Veriut-6 milionë denarë

Kosova-200 mijë euro

Bosnje-Hercegovina 100 mijë marka

Turqia (900 mije euro ndihma plus 504 banesa me vlerë 46.3 milionë euro)

Banka Botërore 160 milionë euro hua

Banka Evropian e Investimeve (Shuma 100 milionë euro)

Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë euro

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro

Zvicra 9 milionë euro

Katar 5 milionë euro

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *