20:35 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet numri më i madh i rasteve që nga nisja e pandemisë, rriten ndjeshëm dhe shtrimet në Infektiv

11:10 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Mbërrin në Spitalin Infektiv gruaja shtatzënë e infektuar me COVID-19, si paraqitet gjendja e saj

36 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, numri më i madh ditor që prej nisjes së pandemisë. Nga rastet e reja 27 prej tyre janë zbuluar në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Specialistja e ISHP-së Silva Bino tha se rritja e numrit të rasteve ka ndodhur për shkak të grumbullimit masiv të qytetarëve dhe neglizhimit që i është bërë këshillave për distancimin social dhe atyre të higjenës.

Ndërkohë që ka pasur një rritje dhe të numrit të rasteve të shtrimeve në spitalin Infektiv, 7 më shumë se ditën e kaluar. ” Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar”, tha Bino.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund. Gjithsesi kemi akoma lajme të mira, ku 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste. Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre. (E.K/Faxweb.al)

Etiketa: numri me i madh nga fillimi i pandemiserriten shtrimet ne spital
Pas

Shpërthim rastesh të reja me Covid 19, Silva Bino del e alarmuar: Sa prej tyre janë në Tiranë

Para

‘Iu hoq një masë e madhe tùmoriale, u bë protestë që të çohej në spital”, avokati i Hajdinit kallëzon drejtorinë e bùrgjeve

Para
Lidhje me biznesmenë e politikanë, kush është personi i 6 i arrestuar për grabitjen e Rinasit

'Iu hoq një masë e madhe tùmoriale, u bë protestë që të çohej në spital", avokati i Hajdinit kallëzon drejtorinë e bùrgjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.