Personi që vrau dy njerëz dhe plagosi të tjerë në një sinagogë në Halle kishte planifikuar një “masakër” dhe dëshironte të frymëzonte të tjerët të bënin të njëjtën gjë, tha një prokuror gjerman.
“Ajo që kemi përjetuar dje ishte terrorizëm. Sipas gjetjeve tona, i dyshuari Stephan B. synonte të kryente një masakër,” tha prokurori federal Peter Frank.
Frank tha që i dyshuari duket se ka ndërtuar disa armë të tij dhe se eksplozivët u gjetën gjithashtu në makinën e tij.
Sulmuesi transmetoi sulmin e djeshëm të nxitur nga urrejtja në platformwn Twitch. Gjatë trasnmetimi, ai tha se hebrenjtë ishin “rrënja e të gjitha problemeve” dhe fajësuan feminizmin për uljen e niveleve të lindjeve në vendet perëndimore.
Shqetësimet u ngritën pas sulmit se ai kishte vepruar me të tjerët, por raportet e fundit sugjerojnë se sulmuesi ishte një rast “ujku i vetmuar”.
Sulmuesi gjithashtu vendosi një pajisje eksplozive para derës së sinagogës ndërsa adhuruesit ishin mbledhur për festën e Yom Kippur, por ajo nuk arriti të shpërthejë dhe u hoq nga policia. Zyrtarët gjermanë besojnë se burri kishte një “prejardhje ekstremiste të krahut të djathtë”.