Rihanna me sa duket ka një të dashur të ri dhe ai është reperi i njohur Asap Rocky. Një burim konfirmoi për People se Rihanna dhe Rocky, të dy 32 vjeç, zyrtarisht po frekuhentohen këto kohë, burimi nuk specifikoi për sa kohë ose të jepte ndonjë detaj se sa e rastësishme ose serioze është marrëdhënia.
Page Six raportoi se RiRi dhe Rocky u panë “me një grup miqsh në Beatrice Inn të shtunën në mbrëmje” në Nju Jork dhe se ata ishin “ulur në mënyrë diskrete pas një perdeje”.
Rihanna i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin saudit (dhe miliarderin) Hassan Jameel pas tre vjetësh lidhje. Ndarja e tyre u raportua në janar 2020.