Në 12 Mars do të jetë seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar pafajësinë.
Për Tahirin u dha një dënim me 3 vite e 4 muaj burg, te Krimet e Rënda, që iu konvertua në 5 vite shërbim prove, vendim me të cilin ish-ministri nuk është pajtuar.
Disa ditë më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh dhe shorti, ku janë përcaktuar tre gjykatëset që kanë në dorë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Shorti ka përzgjedhur që trupa gjykuese të përbëhet nga:
- Albana Boksi Kryesuese
- Nertina Kosova Anëtare
- Nure Dreni Anëtare
Çështja e Tahirit u çua në apel 5 muaj nga dhënia e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në sërbim prove.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda u apelua si nga ana e Tahirit, ashtu dhe nga ana e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar më shumë vite burg për ish-ministrin e brendshëm të qeverisë Rama.
Vetë Tahiri pretendon pafajësinë, dhe pse jo po përgatit dhe një rikthim në politikë, opsion të cilin nuk e ka mohuar asnjëherë, madje së fundi ka punësuar dhe një kompani lobimi në SHBA, në mënyrë që ti shërbejë për pastrimin e imazhit të tij.