21:17 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohet data dhe ora, Sali Berisha protestë për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e PD-së

12:05 | 04/01/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A mund të ketë një marrëveshje me Bashën? Flet Berisha: Nuk kam prerë në besë njeri deri më sot …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë ditën e shtunë, datë 8 Janar, për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e PD-së.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se protesta do të jetë kombëtare, dhe do të nisë në mesditë, përpara selisë së PD-së.

Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 Janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij.

I menjëhershëm nga qenë dhe reagimi i Lulzim Bashës, i cili thotë se PD nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën.

Reagim i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur.

Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista

Pas

Policia arreston 4 persona në Tiranë (Akuzat që rëndojnë ndaj tyre)

Para

Berisha njoftoi protestë për të nxjerrë Bashën nga selia, vjen reagimi i tij: Dyert tona janë të mbyllura për trafikantët e drogës që e shoqërojnë

Para
Berisha njoftoi protestë për të nxjerrë Bashën nga selia, vjen reagimi i tij: Dyert tona janë të mbyllura për trafikantët e drogës që e shoqërojnë

Berisha njoftoi protestë për të nxjerrë Bashën nga selia, vjen reagimi i tij: Dyert tona janë të mbyllura për trafikantët e drogës që e shoqërojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.