Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Zbulohet arsyeja e debatit që nisi sherrin mes Albert Krasniqit dhe të atit, dedikimi i bërë për vajzën pak orë para se të vritej (Foto)

Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Albert Krasniqit në Prishtinë pasditen e sotme nga babai i tij Skënder Krasniqi.

Albert Krasniqi ishte një person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimet e arsyeshme për dhunë në familje. Dorëzimi i tij në polici ka shërbyer si pikënisje e debatit të sotëm mes tij dhe babait që përfundoi në mënyrë tragjike.

Refuzimi i viktimës për t’u dorëzuar në polici ka bërë që ai të sulmojë fillimisht të atin dhe më pas përdorimi i armës së këtij të fundit solli dhe vdekjen tragjike.

Para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij në rrjetin socia Instagram, e cila shfaqej e ulur në zyrën, teksa mbi foto shkruante: Dashuria e babit.(F.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *