AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbulohen detaje nga hetimi: Atentati në Durrës larg kamerave, autorët e kanë ndjekur prokurorin

Vendi ku ka ndodhur krimi i sotëm në Durrës, ku dyshohet se shenjestër e atentatit me kallashnikovë ku mbetën të plagosur 3 persona ka qenë prokurori Arjan Ndoja, ndodhet në një zonë që nuk njihet për biznese rreth e rrotull, ç’ka do të krijonte mundësinë për të kqyrur ndonjë kamerë sigurie.

Kjo hedh dyshime të forta për Policinë dhe hetimet në përgjithësi se kemi të bëjmë me një parapërgatitje të mirëfilltë nga ana e aturorëve, pasi kanë zgjedhur pikërisht një zonë të pafrektuentuar dhe të pavëzhguar për të jetësuar planin e tyre.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve, hetimet kanë zbuluar deri më tani se shenjestra e atentatit ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm ndërsa kanë gjetur momentin dhe vendin e duhur për të bërë sulmin.

Largësia nga e cila është qëlluar nuk ka qenë shumë e afërt dhe kjo mund të argumentohet edhe me faktin se plani i tyre nuk ka shkuar ashtu siç mund të kenë dashur.

Dyshohet se plumbat kanë kapur fillimisht drejtuesin e mjetit, Andi Maloku, pasi makina ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra jashtë saj në një kanal kullues në zonën e njohur si mbikalimi i Shkozetit.

Ndërkohë, Policia deri më tani ka shoqëruar disa persona ku nga informacione të pakonfirmuara thuhet se prokurori Ndoja pasi është stabilizuar gjendja e tij shëndetësore, ka përmendur edhe emra gjatë pyetjeve që i janë bërë nga autoritetet.

Drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme, Donika Prela ka vizituar kolegun e saj Arjan Ndojan, i cili teksa shoqërohej edhe nga Tonin Vocaj, drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Ndoja ndodhet në spitalin e Durrësit, bashkë me Aleksandër Lahon njohur ndryshe si Landi Muharremin, ndërsa shoferi Andi Maloku ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Theksojmë se Laho është një nga autorët që kanë rrahur për çështje pronë në Gjirin e Lalëzit biznesmenin libanez Fadi Mitri, ngjarje e cila e detyroi biznesmenin të largohej nga Shqipëria dhe të anullonte investimin e tij të parashikuar, një kompleks turistik.

Nga ana tjetër, Arjan Ndoja është prokurori i cili është akuzuar publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe si të lidhur me krimin, ndërsa e gjitha nisi pas skandalit në Kadastrën e Durrësit.

Një makinë e padjegur ngjyrë gri me targa shqiptare është gjetur në fshatin Shkafanë të Ishmit pak minuta më parë, ndërsa brenda saj janë gjetur dy automatike dhe maska.

Makina dyshohet se u përket autorëve të krimit të sotëm të ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku nga një atentat me armë mbetën të plagosur tre persona, konkretisht, prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi, një person me precedent penal.

Makina tip ‘Benz’ Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit. Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47.

Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t’i vendosin flakën për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.

Nga vendi i ngjarjes gazetari i Fax News Sokol Dema, ka raportuar lajmet më të fundit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditën e sotme në Shkozet të Durrësit ku gjatë një shkëmbimi zjarri me armë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gazetari bën me dije se në vendin ku ndodhi atentati ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjithashtu edhe anëtarë të stafit të Prokurorisë për Krime të Rënda kanë mbërritur në Shkozet.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *