Policia ka sekuestruar llambat ndriçuese dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e drogës në laboratorin e zbuluar mesditën e kësaj të premteje në Lushnjë.
Bëhet me dije se laboratori ndodhej në ambientet e një ish-karburanti në zonën e njohur si ‘Klubi i Shoferëve’ në Lushnjë, ndërkohë një person është arrestuar ndërsa dyshohet se është pronar i ambientit.
Karburani ishte jashtë funksionit që prej vitit 2004, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar se prej sa kohësh ky ambien është përdorur për kultivim të drogës.
(R.G/Faxweb.al)