15:21 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zbulim i jashtëzakonshëm në Holandë, arkeologët gjejnë tempuj romak 2000-vjeçarë

08:32 | 22/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulim i jashtëzakonshëm në Holandë, arkeologët gjejnë tempuj romak 2000-vjeçarë

Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.

Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët.

Më shumë detaje për jetën në periudhën romake

Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja./dw

Pas

Balotelli larg futbollit, shfaqet në plazh me vajzën dhe të dashurën e re

Para

Ishte nisur nga Durrësi/ Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u kap në port me “Mercedez-in” plot me heroinë

Para
Ishte nisur nga Durrësi/ Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u kap në port me “Mercedez-in” plot me heroinë

Ishte nisur nga Durrësi/ Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u kap në port me “Mercedez-in” plot me heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Von Cramon ia dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

Hetimi për McGonigal, Cakrani: Nuk i takonte Bardhit por vetë SPAK-ut, të pyeten Rama, Balla dhe …

Dorëzohet Luiz Ejlli: Dua të dal nga Big Brother, nuk mund të luftoj kaq gjatë

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.