Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Zbret në Moskë aeroplani usjhtarak amerikan, SHBA i shtrin dorën Rusisë

Një aeroplan ushtarak amerikan që transportonte ventilatorë, ka ateruar në Moskë, për të ndihmuar Rusinë në betejën e saj kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.

“Sapo mbërriti aeroplani amerikan me ndihmë humanitare nga njerëzit e Shteteve të Bashkuara për njerëzit e Rusisë. Në kohë krize, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë”, tha Rebeça Ross, një zëdhënëse në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha se dërgesa është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar furnizime “për njerëzit në nevojë në të gjithë botën”. Qeveria e SHBA-së planifikon të dhurojë më shumë 200 ventilatorë mjekësorë në Rusi.

Pas SHBA-së, Rusia është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus. Deri më tani në Rusi janë konfirmuar 317.554 raste me koronavirusin e ri, ndërsa numri i vdekjeve është 3,009.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se një dërgesë tjetër e ventilatorëve amerikanë pritet të arrijë javën e ardhshme. Në muajin prill Rusia dërgoi ventilatorë në Shtetet e Bashkuara pasi shumë qytete, përfshirë Nju Jorkun, u përballën me mungesë të këtyre pajisjeve. Uashingtoni tha se kishte paguar për pajisjet.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *