Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zbërthehet nga policia kriminale apartamenti i Orges Bilbilit, ja çfarë iu gjet të kërkuarit

Vendi i parë që i është nënshtruar kontrollit të policisë pas arrestimit të Orges Bilbilit është shtëpia me qira, ku i rrezikshmi ishte strehuar. Orgest Bilbili nga qyteti i Lushnjës nuk bënte aspak një jetë të vështirë si një person në telashe me drejtësinë. Ndryshe nga ç’mund të mendoni, policia kriminale ka gjetur në apartmentin e Bilbilit aksesorë luksozë, që tregonin mjaft mirë adhurimin e 30-vjeçarit për markat e shtrenjta.

Ndërsa pistoletën që mbante me vete e kishte prodhim izraelit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Bilbili edhe krëhërin e fishekëve e kishte “made in Italy”, që tregonte se fishekët i merrte nga Italia.

Provat materiale të sekuestruara nga policia kriminale menjëherë pasi ai u plagos nga forcat “Shigjeta” tregojnë sqimën e 30 vjeçarit, jo vetëm për veshjet që u përkasin firmave të njohura, por edhe armët nga Izraeli.

Burimi i policisë kriminale tha se mes provave të sekuestruara ishte një celular  Iphone 11, ai mbante laptop Acer, pëlqente çantat krahëqafë të firmave të ndryshme siç rezultoi se kishte tre të tilla.

Një efektiv i ‘Shqiponjave” tregoi se  në momentin e arrestimit, teksa ishte shtrirë përtokë dhe kur policia nuk e dinte ende se kujt po i shtrëngonte prangat, agjentët panë se djali shkërmoqi telefonin. “Por ndërkohë,  çanta e krahut ‘Luis Vuitton’ u mor bashkë me mbetjet e aparatit si provë materiale”, – thotë burimi. Ai kishte gjithashtu një kapele ngjyrë të bardhë të firmës së njohur “Adidas”.  “Arma e zjarrit që i’u bllokua ishte pistoletë moderne e prodhuar në  Izrael, brenda së cilës gjendeshin 18 fishekë. Ndërsa tek krehëri i  fishekëve lexohej mbishkrimi “Made in Italy”.

Ndërsa në shtëpinë  ku Orgest Bilbili jetonte me qira policia gjeti edhe një çantë tjetër të firmës “Borboneze” dhe një të firmës “Calvin Clain”, – i tha gazetës “Si” një tjetër  ekspert i përfshirë në ekzaminimin e vendngjarjes, që tregon dobësinë e të riut për aksesorët e shtrenjtë,”- shkruhet ndër të tjera në Gazeta SI.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *