Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbardhet vendimi i Prokurorisë për katër zyrtarët e arrestuar në Durrës, skema që ndiqnin

Zbardhet vendimi i Prokurorisë për katër zyrtarët e arrestuar në Durrës, skema që ndiqnin. 

Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale të bashkuara, me Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, në ngarkim të shtetasit Sulejman Ibrahimi, etje, me detyrë ish- Kryetari i Komunës Ishëm nga viti 2011-2015, i cili për shkak të detyrës dyshohet se:

  1. Ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje, pjesë e fondit pyjor në bregun e Detit në Ish – Komunën Ishëm, në kundërshtim me VKM nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në Det, në ujërat e Brendshme në Thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të Sporteve Ujore”. (katër raste, ku njëri prej tyre është shtetasi G.R, nipi tij)
  2. Ka krijuar në mënyrë fiktive shoqërinë “Eco Alba Group” sh.p.k, të regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Iltalian V.B, më seli në fshatin Rrotull, të Komunës Ishëm, Durrës dhe e administruar nga shtetësia Shpresa Merdita, motra e tij. Kjo shtetase nga muaji Prill 2013 – Tetor 2015 ka qenë e punësuar si Sekretare Ligjore pranë Urbanistikës në këtë Komunë. Kjo shoqëri ka konkuruar dhe fituar procedura prokurimi që kontrolloheshin nga zyra e Urbanistikës pranë kësaj Komune. Në drejtim të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k nga data 27.12.2013 – 18.11.2015, komuna ka xhiruar 17 urdhër pagesash në vlera të ndryshme (465.000 -5.760.00 lekë).
  3. Ka dhënë toke në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, në kundërshtim me ligjin, në shumë raste:

– Shtetasi B.B, djali i dajës së ish- Kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi,

në datë 26.01.2015 me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuar (vendosur sekuestro preventive).

– Shtetasi Fadil Hoxha më datë 10.06.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi ka fituar me sipërfaqe toke me sip 5200 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuar (vendosur sekuestro preventive).

– Janë duke u hetuar me shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjar dhe të afërm të ish kryetarit), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuar në bashkëpunim me shtetasin Enver Shima, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm dhe Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm.

Në lidhje me faktet e mësipërm nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit, për shtetasit:

  1. Sulejman Ibrahimi, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  2. Ornela Shëmlikaj, e datëlindjes 18.03.1994, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  3. Enver Shima, i datëlindjes 05.05.1950, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  4. Shpresa Merdita, e datëlindjes 20.04.1970, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

PROKURORI Afrim SHEHU

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *