Një vendim i minutave të fundit është bërë i ditur nga autoritetet shqiptare ku mësohet se në qytetet kryesore të vendit nuk do të lejohet qarkullimi i automjetecve private si dhe urbanëve.
Mësohet se qytetet ku do të vihet në zbatim gjatë orëve në vijim ky urdhër janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri dhe Vlorë, ndërsa për kryqytetin njoftimi është dhënë gjatë orëve të paradites.
Një masë e tillë do të vihëet në zbatim ditën e Premte në orën 06:00 të mëngjesit deri të Deilën në mesnatë.
Prej mëngjesit të ditës së nesërme të gjithë qytetarët nuk do të kenë mundësi që të dalin nga Tirana dhe nga Durrësi, pasi në këto dy qytete është kategorikisht i ndaluar qarkullimi i mjeteve.
Lajmi është dhënë nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili thotë se masat janë të domosdoshme për mospërhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vendin tonë.
Rama shprehet se kjo masë do të vijojë nga e premtja deri mesnatën e ditës së dielë, periudhë në të cilën do të pezullohet sistemi urban dhe në qytete të tjera të vendit.
Kreu i qeverisë shprehet se ky është një grip që mund të prekë një numër shumë të madh qytetarësh dhe mund të përballohet vetëm përmes marrjes së masave drastike. (lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)