AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbardhet takimi mes Ramës dhe Mitsotakis, çfarë i tha homologu grek për minoritetin dhe patentat

Sipas një deklarate të bërë publike nga zyra e shtypit e kryeministrit të Shqipërisë, në takimin e sotëm mes Edi Ramës dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis është diskutuar për çështjet me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Sipas njoftimit, mësohet se kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se shumë shpejt do të kalojë për miratim në Kuvendin e Greqisë, marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave

Më tej, Mitsotakis ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të vizituar Shqipërinë, ndërsa pjesë e takimit ka qenë edhe çështja e minoritetit grek në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve.

Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.

Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

(F.GJ/ FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *