Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zbardhet plágosja në Shkodër/ Kapet bashkëpuntori, autori ende në kërkim

Është zbardhur plágosja me ármë, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Shkodër, ku mbeti i plágosur një person, i identifikuar si Vasel Koçeku, 24 vjeç. Ai u qèllua me ármë zjárri pas një konflikti të çastit. Ngjarja u regjistrua rreth ores 3 të mengjesit pranë ish-kryqëzimit të degës në Shkodër në afërsi të katedrales.

Autoritetet në Shkodër kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes, falë reagimit në kohë nga strukturat e Pólicisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plágosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu është bërë edhe ndalimi i të plagosurit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të búrgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “árrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.
U bë ndalimi edhe i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krímit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *