Pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme, me 14 vota pro dhe një kundër, mbi ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta, sot është bërë publike lista e plotë e deputetëve që do të jenë pjesë përbërëse e këtij komisioni. Personi që spikat më shumë se të tjerët është deputeti Spartak Braho, një person me lidhje të afërta miqësore me Presidentin Meta dikur.
Ngritja e Komisionit Hetimor pritet të konkludohet ditën e sotme, ku votimi në parlament do të vendosë mbi finalizimin ose jo të tij.
Lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta:
Kryetar: Alket Hyseni
Nënkryetar: Myslym Murrizi
Sekretar: Klotilda Bushka
Anëtar:
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind carcani
Zëvendësues:
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi