Janë zbardhur identitetet e katër personave që mbeten të plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku pas një konflikti mes mbështetësve të PD-PS mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.
Katër të plagosurit janë Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).
Sipas informacioneve paraprake Vuksani është pjesë e Partisë Demokratike. Ndërsa Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Punonjësja e policisë dyshohet se ka qenë një nga personat e parë që ka mbërritur në vendngjarje ku sipas dyshimeve të para ka pasur fillimisht një përplasje fizike mes palëve dhe më pas janë përdorur dhe armët.
Në polici është vetëdorëzuar autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka i cili mësohet të ketë deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se i shpallur në kërkim është dhe shtetasi Kelmend Xhaferri, i cili është nja nga personat e denoncuar me foto nga Partia Demokratike pas përplasjes në ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes simpatizantëve PD-PS.
(E.H/Faxweb.al)