Çifti i njohur i skenës Sajmir Çili dhe Suela Kalaja janë bërë së fundmi pjesë e portaleve si rezultat i lajmit të bujshëm të divorcit mes tyre dhe sidomos akuzave të tij për rrahje e divorc nga bashkëshortja.
Gjykata vendimin për divorc e ka marrë në Maj të këtij viti por çifti vazhdon dhe endet nëpër gjyqe për shkak të dhunës që pretendojnë se kanë ushtruar me njëri tjetrin.
Seancat ende nuk kanë mbaruar. E rradhës është në 19 Janar 2017-të.
Saimir Çili është pyetur nga ‘Panorma’ lidhur me konfliktet me ish- bashkëshorten e tij por Sajimiri nuk ka pranuar të jap detaje të hollësishme lidhur me ngjarjen.
Ai u shpreh se ishte vet Suela që kërkoi divorcin edhe pse për pak do të kishin 15 -vjetorin e martesës.
”Ishte vetë ajo që kërkoi divorcin, edhe pse për pak do të kishim 15- vjetorin e martesës”.
Prej kohësh marrëdhëniet mes tyre kanë qenë në ulje ngritje,. Burime nga policia bënë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve teska I kanë gjetur në mes të një konflikti.
Në gjaknxehtësi e sipër këngëtarja ka qëlluar me shuplakë Sajmirin.
Këngëtari si rezultat ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtje. Prokuroria mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Çili ka vendosur të ngrejë një nakuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja.
Prej korrikut të 2016-ës Suela po përballet me drejtësinë për këtë akuzë.
Suela pas debatit në familje ka vendosur të kërkojë një urdhër mbrojtje për vete dhe vajzën.
Çështja ka kaluar në gjykatën e Tiranës dhe në fakt ka pushuar sepse Çili ka deklaruar se nuk do të ushtrojë dhunë ndaj gruas dhe vazjës dhe se do të jetonte larg tyre.