SPAK ka nisur hetimet për punonjësit e disa zyrave të shtetit pasi dyshohet se kanë kryer korrùpsion dhe shpërdoruan detyrën. Në dokumentin e siguruar nga Faxweb.al thuhet se janë zhvilluar hetime disa mujore dhe Gjykata vendosi árrest me bùrg për dy persona, ndërsa për 9 të tjerë vendosi árrest në shtëpi.
“Personat nën hetim të përfshirë në këtë veprimtari kríminale janë pesë inspektorë të Drejorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shëbrimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme”, thuhet në dokument.
Ata ákuzohen për veprat penále “Korrùpsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të palígjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. (A.M/Faxweb.al)