Lëvizje, zhvendosje të mobiljeve dhe sendeve të punës janë vënë re këto ditë në selinë e kryeministrisë. Nga zyra e kryeministrit Rama janë parë disa punonjës dhe punëtorë të cilët janë duke zhvendosur dosje dhe mobilje nga kjo seli.
Për këtë lëvizje janë ngritur shumë pyetje, aq më tepër kur nga opozita kërkohet krijimi i një qeverie teknike dhe rrëzimi i Ramës nga pushteti.
Por sipas Lapsi. al këto objekte janë janë zhvendosur në një ndërtesë pranë selisë së kryeministrisë të cilat janë marrë me qera disa zyra. Sendet dhe orenditë janë lëvizur edhe nga zyra e kryeministrit Rama dhe po vendosen te zyrat e reja do të shërbejnë si “shtab” i kryeministrit Rama dhe njerëzve të tij gjatë fushatës elektorale të deri në ditën e zgjedhjeve.
Kjo zhvendosje është bërë me qëllim që të mos përdoren zyrat e selisë së kryeministrisë për fushatë.
Duhet të sjellim në vëmendje që Rama për të qenë më i fokusuar dhe në formë gjatë fushatës ka marrë me vete edhe lapsat me ngjyra dhe koshin e basketbollit që mban në zyrë. (J.V/Shuplaka)