Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbardhen emrat e mjekëve që duan të dorëhiqen: Kështu nuk shtyhet më!

7 mjekë të Urgjencës kanë dhënë kolektivisht dorëheqjen nga detyra. Sipas tyre ata kishin paralajmëruar aktin që do të ndërmerrin rreth një muaj më parë.

Ata i kanë dërguar një letër Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu.

Sipas tyre kushtet me të cilat ata punojnë janë të vështira dhe se nuk ka shtretër për pacientët. Mes atyre që kanë firmosur letrën janë: Etionema Braçaj, Petrit Gjorgji, Petrit Vargu, Elton Çalliku, Besnik Koçia dhe Eqrem Hasani.

Petrit Vargu jo pak herë ka qenë protagonistë edhe në media, duke kundërshtuar edhe qeverinë Rama. 

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *