Takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel ka përfunduar. Në përfundim, Hoti dha disa detaje nga biseda duke thënë se është bërë progres dhe janë në fazën finale të mbylljes së marrëveshjes.
“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës”, tha Hoti.
Takimi u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell i cili vlerësoi të dy krerët për vullnetin që treguan për tu riulur në dialog pas rreth 2 vitesh dhe në deklaratën para takimet tha se priste të bëheshin diskutime konstruktive.