AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbardhen detaje nga mbledhja e PS-së, çfarë po pret Rama për presidentin Meta

Partia Socialste ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar, ndërkohë që janë zabrdhur edhe detaje nga zhvillimi i mbledhjes.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se në mbledhje është diskutuar për përgjigjen e Komisionit të Venecias, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se në mbledhje ka folur vetëm kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se “për Metën do të presim raportin përfundimtar të Venecias”.

Rama u është drejtuar deputetëve se brenda pak orësh do të publikohet edhe raporti përfundimtar. Më pas Komisioni i Posaçëm hetimor do të marrë në dorë këtë raport dhe do të vijojë procedurat.

Po ashtu bëhet me dije se në mbledhje është diskutuar për miratimin një rezolutë kundër Fake News, për paktën Antishpifje.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *