AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbardhen arsyet e dorëheqjes nga drejtimi i AKEP, Ilir Zela: Presion i pandërprerë i interesave monopoliste (DOKUMENTI)

Pas dy vitesh në krye të këtij institucioni, kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen.

Zela e deklaroi dorëheqjen përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulat Balla.

Në letër ai shkruan se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i këshillit mbikëqyrës të AKEP ndërsa thekson se i ka shërbyer publikut me përkushtim.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-shkruan Zela.

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *