Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I forti i Vlorës Zani Çaushi heq dorë nga kërkesa për lirim me kusht

Zani Çaushi është tërhequr nga kërkesa për lirim me kusht. I forti i Vlorës u paraqit sot në Gjykatën e Korçës për këtë kërkesë, ndërsa u vendos që kjo çështje të pushohet. Ende pa folur prokurori, Çaushi tha se ka kryer 31 vite burg, jo 25 dhe u tërhoq nga kërkesa.

Gjykata ka vendosur deklarim të papranueshëm të kërkesës. Para disa ditësh, Çaushi deklaroi se ishte rehabilituar dhe kishte fëmijë për të rritur.

Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Pòlicia e Korçës mori masa të rrèpta sigurie, duke bllòkuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe duke shtuar numrin e efèktivëve.

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, është i dènuar me bùrgim të përjetshëm në bùrgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë. Zani Çaushi i cili njihej si i forti i Vlorës, mbahet në qeli për rrëmujat e vitit 1997, ndërsa është bërë babai i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në bùrg.

Caushi u fejua me të në 2007, pas një njohje disa vjeçare. Ajo jeton në qytetin e Burrelit, ku Zani ka pasur shok të ngushtë Luçanon e ky ka qenë edhe momenti i njohjes së tyre. Nëntë muaj më vonë, në prani të drejtorit të bùrgut, të ëmës dhe vëllait të Arjanës dhe drejtuesit të gjendjes civile ata lidhën martesë.

Arjana ishte veshur shumë thjesht dhe ceremonia ishte po ashtu, duke qenë se numri i personave pjesëmarrës ishte i reduktuar. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija i parë i Zani Çaushit, që është djalë.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *