Ditën e djeshme, ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Caushi ka kërkuar nga Gjykata e Korçës lirimin nga burgu me pretekstin se është rehabilituar dhe se ka fëmijë për të rritur. Caushin shprehet se do të gjejë një punë për të siguruar të ardhurat për të jetuar.
Caushi vuan dënimin e përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës për një sërë vrasjesh, ndërsa kërkesa e tij ka ardhur në mënyrë të papritur për opinionin publik, tek i cili ka ngjallur edhe reagime të shumta.
Kërkesën e tij e kanë dëgjuar edhe të dënuar tqë tjerë dhe që kanë kryer vepra nga më të rëndat, si ato të bandës së Cërrikut.
Njëri prej tyre ka kërkuar sot përmes një telefonate që ka bërë live në një emision mëngjesi, ku shprehet se kërkesa e ish-kreut të bandës së Vlorës ka të drejtë, dhe se ai gjithashtu kërkon lirinë duke pretenduar se janë arrestuar për llafe goje. Më tej ai shprhet se shteti nuk ka leverdi ti mbajë në burg pasi ika shpenzime
“Përshëndetje. Desha të flas cik për lirimin e Zan Caushit. Ministria e Drejtësisë nuk shikon që këta kanë familje. Biles ka kosto të madhe shteti. Duhet ti shikojë këta. Nuk është vetëm Zan Caushi. Jemi dhe grupi jonë, grupi i Cërrikut që rrimë brenda kot, Skënder Cani e Met Bozi. As kanë vrarë e as asgjë. Vetëm ndonjë llaf goje. Vrau ky e vrau ai. Ministria duhet t’i shikojë këto. Të mos bëhen gjyqe kot”, tha ai. “, u shpreh i dënuari.