03:41 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Zaev po përdor metoda fine për përçarjen e shqiptarëve”, Çejku: Rama ka lobuar për të vizituar Rusinë!

10:05 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Zaev po përdor metoda fine për përçarjen e shqiptarëve”, Çejku: Rama ka lobuar për të vizituar Rusinë!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku mes të tjerave ka komentuar dhe vizitën e Zoran Zaev në vendin tonë.

Çejku u shpreh se më shumë sesa zyrtare, vizita e krryeministrit maqedonas ishte miqësore, dhe i shërbente Ramës. Në këtë pikë Çejku u ndal te deklaratat e Zaev në drejtim të opozitës shqiptare, të cilët i ftoi që ti jepnin fund vendimeve ekstreme siç është djegia e mandateve.

Ish-ambasadori sqaroi se Zaev po përdor metoda fine në përçarjen e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi po fut në listat e partisë së tij kandidatë që vijnë nga shqiptarët, po që në fund i binden urdhërit të tij.

“Vizita e Zaev ishte më shumë politike sesa zyrtare, sepse nuk pati asnjë lloj dokumenti ku të kishte nënshkrim të marrëveshjeve mes dy vendeve. Rama dhe Zaev kanë një familje të përbashkët, që është e majta europiane. Zaev po përpiqet që të paraqitet si një kryeministër ndryshe nga paraardhësi i tij, po të pamjaftueshme për të plotësuar axhendën e shqiptarëve në Maqedoni, Ai është më i përgjegjshëm për shqiptarët, dhe këtë po përpiqet që ta bëjë dhe me influencën politike që po merr nga Tirana.

Ai po përdor disa metoda fine, që është kandidimi në listat e partisë së tij të disa shqiptarëve, duke e vënë në pikëpyetje fuqinë politike që kanë shqiptarët. Nëse ka 10 deputetë shqiptarë nga LSDM, dhe 7 nga partitë shqiptare, de fakto krijon një përçarje shumë të madhe të shqiptarëve.

Zaev ka qëndruar për 1 vit e gjysmë jashtë Kuvendit, dhe nuk mund të thojë tashmë që opozita këtu po vepron gabim, ai vetë kja ardhur në pushtet përmes një konforntimi të gjatë. Leksionet që është përpjekur të japë në Tiranë janë të nxituara dhe nuk bëhen në kohën e duhur, kjo është një përmbushje e nevojave të aleatit të tij Rama. Shigjeta që hodhi Zaerv ishte sa për të thënë, pasi edhe në Maqedoni është parë me një lloj rezerve”, u shpreh Çejku.

Ndërkohë i pyetur nga ana e gazetares Armela Ferko lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, ish-ambasadori u shpreh se retorika e qeverisë Rama është e pavlerë, sa kohë që niveli i demokracisë në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.

“Rreziku rus rritet nga mosndëshkimi i korrupsionit, dhe moszbatimi i ligjit. Është krijuar ideja se në këtë vend nuk ka ndëshkim për kriminelët, demokracia në vendin tonë ngjan me demokracinë ruse dhe bjelloruse, nuk është ndikimi rus ai që bën skandalin te unaza, që lë pa dënuar trafikantët e drogës.

Kryeministri ynë ka negociuar për të vizituar Rusinë, pasi mes dy vendeve ka marrëdhënie diplomatike. Nëse ne krijojmë demokracinë si duhet në vendin tonë, atëherë ndikimet e vendeve të huaja kalojnë në plan të dytë. Përveç ndikimit rus ka sot rreziqe shumë më të mëdha për vendin tonë. Këto retorika nuk e ndihmojnë qeverinë tonë për procesin e integrimit”, u shpreh më tej Çejku në Fax News.


(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben cejkuish-ambasadormaqedoniandikimi russhqiperia
Pas

Meta takon presidentin e Azerbajxhanit, kërkon të hiqen vizat mes dy vendeve

Para

Pas udhëtimit në Bahamas, mavijoset në fytyrë i fejuari i Jennifer Lopez

Para
Pas udhëtimit në Bahamas, mavijoset në fytyrë i fejuari i Jennifer Lopez

Pas udhëtimit në Bahamas, mavijoset në fytyrë i fejuari i Jennifer Lopez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.